Dzaria: Superiorja ndryshe nga Gjeorgjia, askush si Musolli! Rasti? I shënoj Partizanit!

Irakli Dzaria është një nga pikat më të forta të Kukësit. Mesfushori gjeorgjian është një lojtar luftarak dhe ka eksperiencë. Ai ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, ku shfaqet tepër i lumtur për fitoren kundër Skënderbeut. Sot pati një rast të pastër për të shënuar, por Dzaria beson se do të zhbllokohet në të ardhmen, pse jo dhe në duelin e radhës kundër Partizanit kryesues.

FITORJA – “Së pari jam shumë i lumtur që Kukësi arriti të fitonte sot. Lojtarët bën një ndeshje të mirë. Superliga është një kampionat shumë i fortë, këtu luftohet për 90 minuta. Në Gjeorgji luhet një futboll më teknik. Mua më pëlqen që të luftoj dhe me pëlqen kampionati shqiptar.”

MUSOLLI – “Kukësi ka mesfushorë shumë të mirë. Musolli është mesfushori më i mirë në Shqipëri dhe uroj që të kthehet akoma dhe më i fortë.”

RIVALITETI – “Skënderbeu dhe Partizani janë skuadra shumë të mira, kanë lojtarë shumë të mirë, trajnerë shumë të mirë. Ne do të përgatitemi për takimin me Partizanin dhe të marrim fitoren. Së bashku me Partizanin dhe Skënderbeu besoj se do të luftojmë për titull.”

RASTI FLAGRANT – “Sot kisha një mundësi të mirë, por e humba. Do të shënoj në të ardhmen. Do të jetë mirë nëse shënoj ndaj Partizanit, por mirë do ishte që të shënoja dhe sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *