“Dyshuan se kisha vajzën e sëmurë te Manchester United”! Ronaldo jep intervistën që trondit botën e futbollit: Nuk e respektoj trajnerin tim, ndihem i tradhtuar

Cristiano Ronaldo ndodhet në një sezon që nuk jemi mësuar ta shohim deri më tani. Për herë të parë ai foli hapur për situatën e tij aktuale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë trajnerit Erik ten Haag dhe ish-shokut të skuadrës Ëayne Rooney.

Ronaldo humbi dy ndeshjet e fundit për Manchester United për shkak të një situate gripale, por kjo nuk e pengoi atë të jepte intervistën e tij më shpërthyese deri më tani, siç e prezantoi Piers Morgan. Morgan është një nga gazetarët e paktë me të cilin Ronaldo ka marrëdhënie të mira dhe futbollist vendosi t’i hapte zemrën.

Portugezi kujtoi fillimisht rikthimin e tij në Old Trafford dy vjet më parë. Ai duhej të nënshkruante për Manchester Cityn, por një telefonatë ndryshoi gjithçka. “Unë ndoqa zemrën time. Sir Alex më tha se ishte e pamundur për mua të nënshkruaja për Cityn. Unë thashë: “Ok shef” dhe nënshkrova për United.

Pak ditë më parë, Ëayne Rooney e kritikoi Ronaldon për sjelljen e tij së fundmi. Kjo u pasua me një përgjigje brutale nga Ronaldo, i cili poshtëroi ish-bashkëlojtarin e tij. “Nuk e di pse më kritikon kaq shumë… Ndoshta sepse ka mbaruar karrierën dhe unë ende po luaj në një nivel të lartë, nuk do të them se dukem më mirë se ai, por edhe kjo është e vërtetë…”

Ronaldo tha se nuk e respekton aspak trajnerin e klubit të tij sepse ndihet i tradhtuar në një farë mënyre pasi mendon se kanë dashur ta largojnë nga klubi gjatë verës. “Nuk e respektoj fare se nuk tregon respekt për mua, nëse nuk më respekton, as unë nuk do të të respektoj kurrë. Ndihem i tradhtuar. Manchester United u përpoq të më largonte. Jo vetëm trajneri, por edhe disa njerëz rreth klubit. Ndjej se të njëjtët njerëz nuk më donin vitin e kaluar, si dhe tani. Vajza ime ishte në spital në maj, doja të isha me të. Individët e drejtuesve të klubit kishin dyshime për këtë. Klubi nuk tregoi empati, unë u lëndova.

Picasso tha që duhet të shkatërrosh diçka për ta rindërtuar. Nëse duan të fillojnë me mua, nuk ka problem. Unë e dua Manchester United, i dua tifozët, ata janë gjithmonë me mua. Por nëse duan përparim në United, ata duhet të ndryshojnë shumë. Sir Alex Ferguson e di më mirë se kushdo. Të gjithë e dinë. Njerëzit që nuk e shohin nuk duan ta shohin ose janë të verbër”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online