Dyshimet për mesfushën kundër Anglisë, Reja mbetet në pritje për të pazëvendësueshmit e Shqipërisë

Trajneri Reja po mëson njoftime pozitive nga kampionatet në Europë sa i përket lojtarëve shqiptarë, para ndeshjeve që do të zhvillojë kundër Anglisë dhe Andorrës. Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen e sotme ndaj Aston Vilës, ndërsa edhe Berat Gjimshiti është kthyer në fushën e blertë.

Mbrojtësi shqiptar zhvilloi 45 minuta kundër Manchester United dhe ishte në formë të jashtëzakonshme. Por tekniku i Shqipërisë mbetet në pritje të përgjigjes për dy mesfushorët e pazëvendësueshëm te Kombëtarja, Amir Abrashi dhe Klaus Gjasula.

Amir Abrashi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Grashopërs dhe po vuan ende dëmtimin e tij. Nga krahu tjetër edhe Klaus Gjasula, që pas daljes pozitiv me Koronavirus para ndeshjes me Poloninë, nuk është kthyer ende te Darmstad. Në ditën e dielë pritet që të bëhet publike lista dhe vëmendje të veçantë do të ketë përfshirja e këtyre lojtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online