Dybala mund të mos jetë rasti i fundit, sa shumë lojtarë rrezikon të humbasë Juventusi me parametra 0

Paolo Dybala ishte humbja e madhe e Juventusit në merkato. Një lojtar i nivelit të lartë që fund u largua me kosto 0. Por argjentinasi mund të mos jetë rasti i fundit që largohet në këtë mënyrë nga bardhezinjtë.

Te Juventusi gjende plot 6 lojtarë me kontratën që u përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm. Rabiot, Alex Sandro, Cuadrado, Di Maria, Pinsoglio dhe Pjaca janë futbollistët që “Zonja e Vjetër” rrezikon t’i humbasë me parametra 0 në vitin 2023.

Drejtorin sportiv të Juventusit e pret një punë e vështirë, teksa ose duhet të bindë lojtarët për rinovimin, ose duhet t’i sistemojë sa më shpejt në një skuadër të re. Një zgjidhje kjo që i jep klubit më të trofeshëm italian mundësinë që të përfitojë diçka financiarisht prej tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *