Mesfushori i kombëtares shqiptare Emanuele Ndoj ka shënuar sot golin e parë si futbollist i Breshias në Itali.
Në sezonin e dytë si profesionist, Ndoj është kthyer në një lojtar të rëndësishëm dhe Breshia shpreson ta shesë sa më shtrenjtë në të ardhmen. Për 21-vjeçarin ka ardhur edhe grumbullimi nga Shqipëria e drejtuar nga Kristian Panuçi dhe karriera njeh vetëm ngjitje.
Sot Breshia priste Frozinonen dhe në minutën e dhjetë Ndoj shënoi golin e avantazhit, që nuk u ruajt, sepse Frozinone arriti të fitonte 2-1, duke qenë në garë për ngjitje në Serinë A, ndryshe nga Breshia, që synon mesin e qetë.