Dy vite duke pritur Florian Kamberin, a po e përgatit Reja “surprizën” ndaj Anglisë?

Nga Klaudio Ndreca

Shumë diskutime të ngritura për lojën e Kombëtares kundër Andorrës, por kjo histori është lënë pas. Ajo që ka rëndësi ishte kryerja e detyrës për të marrë tre pikët e vlefshme dhe kthimi në atdhe me psikilogjinë e duhur për t’u përgatitur kundër Anglisë. Pyetja që të gjithë shtrojnë në këtë moment: “Si do të luajë Reja ndaj Anglisë?”. Disi të çuditshme ishin zgjedhjet e bëra kundër Andorrës pasi formacioni i përdorur në atë transfertë, mund të rezultonte fare mirë edhe ndaj “tre luanëve”.

Pavarësisht preferencave në emra të caktuar, bëhej fjalë për zgjedhje të muskujve dhe pak krijimtari. Por ajo që të surprizon edhe më shumë: “Florian Kamberi”. Dy vite kishin te Shqipëria që e prisnin këtë sulmues dhe vetë ndihmësi i Rejës, Porini, u shpreh mes entuziazmit: “Kombëtarja ynë nuk e ka pasur këtë lloj sulmues më para”.

Fjalë këto të drejta nga ana e Porinit pasi Kamberi mund të mbajë lart Kombëtaren tonë, është i fortë në duelet fizike, ka aftësi të mira në driblimet e kundërshtarëve dhe mund rrezikojë portën me predhat nga distanca. Por për këtë futbollist nuk do të kishte asnjë minutë te vetme ndaj Andorrës. A do të vijë debutimi i ish-sulmuesit të Zvicrës ndaj Anglisë? Gjasat janë të mëdha pasi për të shënuar në portën e “tre luanëve” kërkohet pikërisht një sulmues ndryshe. Për më tepër Florian Kamberi dhe Armando Broja janë dy lojtarët e vetëm te Shqipëria që i vijnë më afër mentalitetit anglez të futbollit.

Disi më pak Kamberi pasi është rritur në futbollin e Skocisë, por e njeh më së miri edhe këtë mëndësi të lojës. Hedhja e tij nga minuta e parë do të ishte “bast i rrezikshëm” për Rejën, por padyshim që aktivizimi në ndeshjen ndaj Anglisë duket si një farë detyrimi. Dy vite pritje pas problemeve me dokumentacionet dhe COVID, Flo nuk duhet ta tregojë veten ndaj San Marinos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online