Arbitri i ndeshjes Shqipëri-Angli “të fut tmerrin”, kuqezinjtë duhet të “qetësojnë gjakun”

Pesë kartonët e verdhë që janë marrë nga Shqipëria në përballjen kundër Andorrës ishin shumë duke parë kundërshtarin që kishim përballë. Memushaj, Cikalleshi, Manaj, Gjimshiti dhe Gjasula ishin të ndëshkuarit nga kuqezinjtë.

Përveç ndëshkimit të Gjimshitit, e gjithë pjesa tjetër e ka marrë më kot kartonin e verdhë. Disa herë edhe në gabimin e arbitrit, por edhe kontrollimi i nervave nuk ishte më i miri i mundshmi. Pyetja tjetër që shtrohet: “Çfarë do të bëhet kundër Anglisë?”.

Lojtarët shqiptarë me gjakun e nxehtë që i karakterizon duhet të bëjnë shumë kujdes nëse dëshirojnë që ta mbyllin me 11 lojtarë në fushën e lojës. Kjo jo vetëm për shkakun e kundërshtarit që do të kemi përballë dhe agresivitetit që duhet të kemi, por edhe për arbitrin.

Tashmë është caktuar se Orel Grinfeld do të jetë gjyqtarit kryesor nga Israeli që do të mbajë drejtësinë në “Air Albania”. Ky arbitër i nxjerr me shumë qejf kartonat nga xhepi i tij, ku në 8 ndeshjet e fundit ka nxjerrë mesatarisht 7 kartona për ndeshje.

Ndërkohë në ndeshjen e “Europa League” mes Rangers dhe Slavia Pragë, përveç ndëshkimeve me karton të verdhë ka nxjerrë dy herë kartonin e kuq. Eksperienca e Grinfeld është e madhe pasi arbitron në “Champions League” dhe “Europa League” teksa ishte si kryesor edhe në ndeshjen Lacio-Bajern. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online