Asgjë nuk është e pamundur! Statistikat e çmendura të Spanjës, por e barazoi Greqia në shtëpi

Nëse dikush do të vendoste bast mbi fitoren e Shqipërisë kundër Anglisë në ditën e dielë, me siguri që do të etiketohej “i çmendur”. Por a ka të pamundur në futbollin modern? Historia tregon të kundërtën.

Në ditën tënde më të mirë dhe në ditën “jo” të kundërshtarit, mund të arrihet gjithçka. Një shembull shumë i mirë vjen nga përballja e mbrëmjes së djeshme. Spanja e yjeve nuk arriti më shumë sesa barazimi 1-1 në shtëpi kundër Greqisë.

Për helenët kjo pikë e marrë ka shijen e fitores. Spanja kishte 78% të mbajtjes së topit kundër 22%. Gjithashtu spanjollët kanë kryer në total 943 pasime të sakta, kundër 216 pasimeve të bëra nga Greqia. Në fund, të dyja Kombëtaret ndajnë një pikë dhe ajo që do të kujtohet gjatë është rezultati, jo loja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online