Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka kanë shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Europa League. Atalanta mposhti pastër 0-3 Liverpool-in në “Anfield Road”. Kapiteni i Kombëtares shqiptare kreu me sukses detyrat e tij në prapavijë, duke e mbajtur të paprekur portën përgjatë gjithë ndeshjes.
Në krahun tjetër, Leverkuseni dominoi dukshëm West Ham-in dhe Granit Xhaka ishte pika kyçe në mesfushën gjermane. Lojtari me origjinë shqiptare është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.6, ndërsa Gjimshiti me notën 7.5. Që të dy janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të ndeshjeve çerekfinale të Europa League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/