Trabzonspor-MANAJspor 0-1! Shpërthejnë tifozët në rrjetet sociale: Rei Manaj na mundi i vetëm

Shivaspori është larguar me fitore nga transferta e vështirë kundër Trabzonsporit. Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 0-1 për bardhekuqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 52-të. Goli u shënua nga Menigu, por një meritë të madhe merr edhe Rei Manaj.

Sulmuesi shqiptar shmangu mjeshtërisht lojtarët kundërshtarë dhe dha asistin për golin e vetëm të ndeshjes. Paraqitja e tij ka lënë të befasuar edhe tifozët e Trabzonsporit. Reagimet e tyre në “Tëitter” shkonin në të njëjtën linjë: “Rei Manaj na mundi i vetëm”. Shivaspori është ngjitur në vendin e 7 të renditjes me 44 pikë të grumbulluara, ndërsa Trabzonspori vazhdon të mbetet në vendin e 3-të të tabelës së klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/