Flamurtari ka rënë në Kategorinë e Dytë duke përfshirë një nga momentet më të errëta në historinë e klubit. Papritur kjo fanellë e rëndë dhe me peshë në futbollin shqiptar shkon në nivelet më ulëta të futbollit në Shqipëri. Reagime të shumta kanë ardhur mbi këtë çështje, ku edhe ish-futbollisti i Flamurtarit, Ervin Fakaj, nuk mund të qëndronte në heshtje duke parë pikën ku ka mbërritur klubi.
Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Fakaj shprehet se kryetari i Bashkisë, Leli, së bashku me administratorin Idrizi janë dy numra “10” dhe organizator të denjë për çdo klub që kërkon të shktarrohet. Gjithashtu duke cituar: “Meritojnë titullin e nderit non grata për qytetin që ka bërë të mundë Barcelonën”. /Sport Ekspres/