Dy njohje të vjetra shqiptare ndalin fitoret e Salihit

Pas 5 fitoresh rresht, Viner Nojshtati i Salihit është ndalur te barazimi, i pari për këtë sezon. Në fushën e Kapfenbergut përfundoi 0-0, në një ndeshje të ekuilibruar e me pak raste për shënim, ku Salihi rrezikoi 2-3 herë, pa ia dalë mbanë.

Ishte një barazim që nuk i prish shumë punë Nojshtatit, sepse mbetet në krye, 3 pikë nga Liferingu (që nuk lejohet të ngjitet në Bundesligë) dhe 6 pikë nga Ridi. Megjithatë, fitorja do të kishte vlerë të jashtëzakonshme, sepse do të ishte rekord historik: asnjë skuadër në divizionin e dytë austriak nuk e ka nisur ndonjëherë me 6 fitore rresht.

Kapfenbergu hedh një tjetër hap përpara, pas fitores së parë sezonale fundjavën e shkuar. Në fushë për Kapfenbergun ishin edhe dy “shqiptarë”: kroati Davor Bratiç, i cili ka luajtur me Skënderbeun, Flamurtarin, Kukësin e Kastriotin në periudhën 2010/2014, si dhe braziliani Rangel, i cili sezonin e shkuar te Kukësi ishte zakonisht në stol, por ashtu si Bratiç (dy herë), ka fituar titullin kampion në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online