Shqipëria U15, e drejtuar nga trajneri vlonjat Eqerem Memushaj, do të zhvilloje dy ndeshje miqësore me Maqedoninë të martën dhe të enjten. Fillimisht kuqezinjtë e vegjël do të luajnë në Korçë më 18 shtator prej orës 16:00.
Ndeshja e dytë zhvillohet më 20 shtator në stadiumin “Biljanini” në qytetin e Ohrit. Ndërkohë është publikuar edhe lista e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime. Bien në sy më së shumti lojtarë që luajnë kryesisht në vendin tonë, por ka edhe nga ata që vijnë nga klube evropiane.