Dy mbrojtës i kërkon në Maqedoninë e Veriut, Kukësi nis negociatat dhe zbulohen emrat

Kukësi po kërkon që të zgjidh përfundimisht problemin e mbrojtjes, teksa është ekipi që ka pësuar më shumë gola në Superiore pas Skënderbeut dhe Apolonisë që gjenden në vendin e fundit të renditjes. Verilindorët kanë piketuar futbollist si kapiteni i Sileksit, Angelçe Timovski dhe njëkohësisht mbrojtësi i Vardarit, Viktor Velkoski. Ky është raportimi i “Infosport.mk” ku thuhet se palët kanë nisur negociatat.

Nexhipi e njeh më së miri futbollin në Maqedoninë e Veriut, ndërsa priten që këto përforcime të rrisin kualitetin e mbrojtjes së Kukësit. Në këtë kohë të fundit të merkatos ka pasur shumë marrëveshje mes klubeve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut që janë mbyllur me sukses për transferimet e futbollistëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online