Dy lojtarë nga Kosova pritet të vishen kuqezi, reagon presidenti i FFK-së: E papranueshme që të ftohen lojtarët e Kombëtares sonë

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja duket se nuk do të jenë të vetmit lojtarë nga Kosova që i bashkohen Kombëtares shqiptare. Në media ka qarkulluar edhe lajmi se pjesë e Shqipërisë do të jetë edhe Armend Thaçi dhe Lumbardh Dellova. Për këtë çështje ka reaguar edhe kreu i FFK-së. Agim Ademi ka thënë për “Demokracia” se është e papranueshme që FSHF-ja fton lojtarët e përfaqësueses së Kosovës.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare, por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarë që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka deklaruar Agim Ademi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online