Dy Kupa Shqipërie në 24 orë! Shkodra rezervon trofeun, Vllaznia U19 përsërit suksesin e mbrëmshëm

Shkodra duket se ka rezervuar Kupën e Shqipërisë këtë sezon. Klubi i Vllaznisë ka arritur të ngrejë lart trefeun dy herë brenda 24 orëve. Mbrëmjen e djeshme ishte ekipi i udhëhequr nga Brdariç ai që mposhti Skënderbeun në finale dhe bëri të vetin këtë kupë, ndërsa sot të njëjtin sukses e përsërisin 19-vjeçarët.

Vllaznia U19 ka mposhtur me shifrat 1-0 në “Elbasan Arena” bashkëmoshatarët e Tiranës. Kjo e “klasike” e futbollit shqiptar e zhvilluar në finalen e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët është vendosur në minutën e 24, kur Delaj e dërgoi topin në rrjetën e bardhebluve. Te Vllaznia ka funksionuar çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë sezon, e duket se në rrugë të mbarë janë edhe ekipet zinxhirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *