Dy klubet e Serisë A në garë për sulmuesin shqiptar, menaxheri: Largohet nëse vjen shifra e duhur

Ky sezon, me shumë mundësi do të jetë i fundit në Serinë C për Stiven Shpendin. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me 12 gola të shënuar në kampionat, duke tërhequr interesin e shumë klubeve italiane. Pas dështimit të Çezenës për t’u ngjitur në Serinë B, 20-vjeçari pritet të largohet nga bardhezinjtë.

“Il Corriere di Romagna” raporton se Empoli dhe Leçe janë në garë për shërbimet e tij. Dy klubet e Serisë A e kanë ndjekur me vëmendje ecurinë e Shpendit dhe janë bindur nga aftësitë e tij. Ndërkohë, menaxheri Bergosi është shprehur se: “Nëse vjen oferta e duhur, atëherë do të largohet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online