Janik Ferrera Karrasko shihej si e ardhmja e futbollit belg pasi shkëlqeu në Francë me Monakon, por karriera e mesfushorit është në rënie të lirë.
Kalimi i tij te Atletiko e Madrid disa sezone më parë nuk shkoi ashtu siç duhet dhe i vetmi kujtim pozitiv për të, ishte ai gol në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Atletikos.
Disa skuadra e kërkonin Karraskon, por belgu zgjodhi milionat e Kinës, duke u transferuar te Dalian Jifang. Kriza në kampionatin kinez të futbollit ka bërë që Karrasko të mendojë rikthimin në Europë.
Arsenali dhe Mançester Junajtid janë skuadrat që interesohen për 25-vjeçarin, i cili ka shënuar 7 gola në 25 ndeshje këtë sezon. Edhe skuadra e Milanit shihet si kandidate për të marrë shërbimet e belgut, por nga ana financiare, favoritë shihen dy skuadrat angleze.