“Kal race i pastër”! Vlerësimi i presidentit të Empolit për Kleis Bozhanaj, vlerësim edhe në mediat italiane: Kërkon të ndjek hapat e Kaka

Kleis Bozhanaj është një tjetër futbollist shqiptar që mund të shpërthejë në të ardhmen dhe meriton vëmendje. Vetëm 20-vjeç, me preferencën këmbën e djathtë për të goditur, i shpejtë dhe teknikisht në nivelin e duhur. Këto janë karakteristikat e lojtarit që zakonisht preferon hapësirat e qendrës së fushës duke mbështetur sulmuesin falë cilësive që zotëron, por gjithashtu mund të luajë edhe në krahë.

Ky futbollist dha gjithë kontributin e tij me Empolin në Primavera teksa shënoi kundër Juventusit në fitoren 2-1 dhe dhuroi asist në golin e fitores me Interin, ndërsa takimi përfundoi 3-2 në shtesë. Vlerësimi për këtë lojtar ka ardhur edhe nga presidenti i Empolit që e ka cilësuar si “kal rrace të pastër”. Së fundmi edhe mediat italiane i kanë kushtuar artikull Bozhanaj teksa shkruajnë se talenti shqiptar kërkon që të ndjek rrugën e Kaka.

“Bozhanaj u rrit me mitin e Kaka, gjithashtu në fushë përpiqet të ndjek hapat e tij. Ai që e pa vëllain e tij duke luajtur futboll si fëmijë dhe për këtë arsye vendosi të ndiqte këtë karrierë. E dini, futbolli i të rinjve në Itali është i vështirë, por Kleis është dikush që nuk dorëzohet dhe beson në cilësitë e tij. Vitet e fundit ka qenë gjithashtu në ekipin kombëtar shqiptar, dhe duke pasur parasysh moshën e tij të re nuk përjashtohet që ai të ketë një shans të ri sezonin e ardhshëm.

Vitet e fundit, futbolli shqiptar ka qenë një vatër talentesh: për këtë arsye ardhja në ekipin kombëtar do të ishte një kënaqësi edhe më e madhe. Me pak fjalë, talenti, dëshira për të luftuar dhe mosha e re janë në anën e Bozhanaj. Kush e di një ditë në Napoli nuk do të pendohet, siç ka ndodhur për të rinjtë e tjerë në të kaluarën, që kanë vlerësuar sipërfaqësisht një djalë me cilësi premtuese që ndjek topin në fushë duke ëndërruar Kaká”, shkruhet në artikullin e “Calcionapoli” pasi ekipi i Napolit e huazoi Bozhanaj drejt Empolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online