Dy figurat kryesore të Legias japin lamtumirën! Mes largimeve dhe dyshimeve, rruga e Ernest Muçit hapet si me magji

Legia e Varshavës ka qenë aktive në merkaton në dalje këtë dimër. Dy nga figurat kryesore të saj i kanë dhënë lamtumirën Polonisë. Mahir Emreli, golashënuesi më i mirë i saj, ka firmosur për Dinamon e Zagrebit, ndërsa braziliani Luquinhas do të vijojë të ardhmen në SHBA.

Por mes largimeve dhe dyshimeve për performancën e lojtarëve aktualë hapet si me magji rruga për në formacion për Ernest Muçin. Trajneri Vukoviç ka paralajmëruar se në ndeshjen e radhës do të kenë mundësinë ata futbollistë që kanë pritur për shansin e tyre, ndërsa thekson se performancat e disa prej titullarëve janë në pikëpyetje.

“E vërteta është se ne kemi probleme me kartonat dhe shëndetin. Ecuria e disa lojtarëve është e dyshimtë. Por ka të tjerë që presin një shans. Mendoj se janë në një kohë të mirë. do të duam t’i përdorim këta njerëz.

Paraqitjet e Maciej Roso?ek, Mateusz Ho?ownia dhe Rafael Lopes janë të diskutueshme. Ka shumë gjasa që disa prej tyre të mos luajnë të dielën. Të shtunën, na pret një seancë tjetër stërvitore – do të shohim, ndoshta një prej tyre do të jetë në dispozicion. Kësaj i shtohen Josue dhe Mateusz Wieteska (nuk luajnë për shkak kartonësh)”, ka deklaruar Aleksandar Vukoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *