“Lacio nuk pagoi 20 milionë për asgjë”, Muriqi tregon çfarë shkoi keq në Itali: Mund të shpenzosh 100 milionë për një lojtar por…

Vetëm dy ndeshje me fanellën e Majorkës dhe menjëherë është kthyer në të preferuarin e tifozëve. Aventura spanjolle ka nisur me marshin e duhur për Vedat Muriqin, që tashmë duket se atë periudhë të hidhur me Lacion ia ka lënë së shkuarës. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “El Pais”, ku tregon se çfarë shkoi keq në Itali.

“Në kampionatin italian ka më shumë cilësi se në atë turk dhe në fillim u lëndova. Më pas mora Covidin dhe vuajta sepse te Lacio niveli ishte i lartë dhe nuk ishte e lehtë të arrija me shokët e skuadrës. Shumë herë nuk kam pasur fat, por është gjithashtu e vërtetë që kur më kanë dhënë mundësi nuk kam bërë mirë. Nuk më kanë paguar 20 milionë për asgjë, kam shënuar gola në Turqi dhe në Kombëtare. Mund të shpenzosh edhe 100 milionë për një lojtar, por kur ka lëndime nuk mund të bësh siç pritej, ky është futbolli”, ka thënë Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online