Dinamo e Zagrebit bie në gjurmët e mesfushorit të Kombëtares, lojtari shqiptar: Nder i madh, do marr vendimin me klubin  

Me kalimin e viteve Enis Çokaj është kthyer në një figurë të rëndësishme për Lokomotivën e Zagrebit. Mesfushori shqiptar po kalon një sezon mjaft pozitiv me skuadrën e tij dhe paraqitjet e bëra në fushën e lojës nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera. Mësohet se gjiganti kroat, Dinamo e Zagrebit, ka hedhur sytë nga 22-vjeçari, i cili në një intervistë për “Sportske.jutarnji.hr“ shprehet se është një nder i madh për të një interesim i tillë.

“Është një nder i madh, Dinamo është klubi më i mirë kroat. Megjithatë, nuk dua ta ngarkoj veten duke menduar për një transferim të mundshëm. Më takon mua të luaj mirë dhe nëse po, nuk do të mungojnë ofertat. Dhe pastaj do të marr një vendim në marrëveshje me Lokomotivën, jam vendosur në klubin nga Kajzerica dhe çdo hap im i ardhshëm do të jetë i koordinuar me klubin”, ka thënë Enisi Çokaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online