Dy ditë pa stërvitje nuk e ndalin para Tottenham-it, Armando Broja do të jetë karta e trajnerit

Trajneri i Southampton-it ka folur sot për gjendjen shëndetësore të Armando Brojës. Ky i fundit pësoi një lëndim në ndeshjen e vlefshme për FA Cup pak ditë më parë, çka e ka lënë dy ditë pa u stërvitur me ekipin.

“Broja nuk është stërvitur dje dhe të dielën për shkak të dëmtimit në gju, por mund të stërvitet më vonë gjatë ditës së sotme dhe të luajë nesër”, kanë qenë fjalët e thëna nga Ralph Hasenhuttl gjatë paradites së sotme.

Por dy ditët pa u stërvitur me ekipin nuk e ndalin Armando Brojën para Tottenham-it. Sipas asaj që raporton Nathan Gissing, sulmuesi shqiptar ka kryer seancën stërvitore sot dhe do të jetë “karta” e trajnerit ditën e nesërme, pasi pritet të jetë titullar në fushë kundër skuadrës së Antonio Conte-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *