VIDEO/ Një portier që nuk i lejohej të përdorte duart, shihni se çfarë shpëtoi Skriniar me portën e lënë bosh nga Handanovic

Interi arriti që të fitonte ndaj Romës me shifrat 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Golat e Dzekos dhe magjia e Sanchez nga distanca mjaftuan për të mundur ekipin e drejtuar nga ana e Jose Murinjos. Mbrojtja e zikaltërve ishte në perfeksion dhe kryesohej nga Skriniar. Ky i fundit ka bërë një ndeshje të nivelit të lartë dhe në minutën e 65 u kthye në një portier, që nuk i lejohej të përdorte duart.

Pasi Handanovic gaboi në daljen e tij, Zaniolo arriti që ta shmangte dhe e dërgoi topin në portën e boshatisur. Skriniar arriti në momentin e fundit që ta largonte topin me kokë për të hequr golin e sigurt. Më pas ky rast do të akordohej si pozicion jashtë loje, por nëse sfera do të shkonte në rrjetë, VAR mund ta rikthente këtë moment të dyshimtë në favor të Romës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online