Murinjo ia bën dhuratën për datëlindje mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla ishte në fushë ndaj Interit

Marash Kumbulla feston datëlindjen e 22, këtë herë në fushën e lojës dhe me fanellën e Romës. Mbrojtësi shqiptar e nisi nga stoli edhe këtë përballje kundër Interit që ishte e vlefshme për Kupën e Italisë. Zikaltërit fituan me shifrat 2-0 falë golit të Dzekos në minutën e 2 dhe super golit nga distanca të Sanchez në 45 minutat e dytë.

Ndërkohë Kumbulla u aktivizua në të 46 duke zëvendësuar të dëmtuarin Ibanez. Një paraqitje deri diku positive e mbrojtësit shqiptar që fitoi disa duele me kundërshtarët, megjithëse shfaqi pak pasiguri në momentin e pasimeve. Në shumë raste nuk munguan edhe duartrokitjet e Murinjos karshi Kumbullës për t’i dhënë më shumë kurajo. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online