Dejvid Bekam është president i Inter Majemit në Amerikë dhe ka nisur punën për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që të rivalizojë me ekipet më të mira në MLS sezonin e ardhshëm. Kjo merkato është e para e plotë për ish-futbollistin anglez, që menjëherë ka bërë dy blerjet e para në historinë e klubit.
Bekam ka zgjedhur dy talentë argjentinas për të sjellë në skuadër. I pari është Matias Pelegrini, 19-vjeç, i cili luan për Eustianden në kampionatin argjentinas. Sulmuesi do të qëndrojë si i huazuar te skuadra e tij deri në vitin 2020, për të kaluar pastaj në MLS me skuadrën e Inter Majemit.
Gjithashtu, u zyrtarizua edhe Hulian Karranza, një lojtar shumë premtues. Ky i fundit shënoi 8 gola në 29 ndeshje në dy sezonet e fundit, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Banfield. Karranza dhe Pelegrini janë dy blerje historike, pasi do të jenë lojtarët e parë të Inter Majemit.
Matías Pellegrini, Julián Carranza Revealed as First Players in Club Historyhttps://t.co/W5xXm0hVU7 pic.twitter.com/WoOip3qtKa
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 26, 2019