Dwamena ndërroi jetë në spital, FSHF vendos që të bllokojë futbollin vendas në nder të sulmuesit të Egnatias

Një lajm i trishtë për Egnatian dhe gjithë futbollin shqiptar. Raphael Dëamena ka ndërruar jetë në spital dhe nuk ka arritur që të shpëtojë dot pasi ra pa ndjenja në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit.

Sulmuesi ka pasur probleme me zemrën edhe më herët në karrierë dhe për këtë arsye nuk luajti në nivelet më të larta të futbollit në Europë, pasi do të ishte pjesë e tyre. Më pas vendosi që të rinis karrierën dhe të vinte në Shqipëri, atje ku shpërtheu me Egnatian. Sipas raportimeve të fundit, FSHF do të bllokojë futbollin vendas dhe në këtë javë, askush nuk do të flas më për futboll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *