Dushku beson te mbijetesa: Mision i vështirë, por Elbasani bën gjithçka

Elbasani renditet në vendin e 4-t në zonën Play-out të Grupit B dhe situata nuk është e mirë, pasi shpëtimi direkt për të mos rënë nga kategoria është një mision i vështirë. Humbja në javën e 19-të me Pogradecin  e rëndoi situatën dhe solli edhe dorëheqjen e trajnerit Elvis Kotorri.

Gjithsesi, zëvendëstrajneri Marsid Dushku deklaron për SportEkspres.com se skuadra ka mundësi e forca që të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Madje ai beson te një rezultat pozitiv në ndeshjen e javës së 20-të me Apoloninë në Fier.

“Edhe pse kampionati u ndërpre me arsye shumë logjike, ne na shërben kjo hapësirë për t’i vazhduar me më shumë intensitet përgatitjet tona. Mbijetesa tashmë është mision i vështirë, por ne do bëjmë gjithçka që ajo të arrihet. Ndeshjen e javës së 20-të e luajmë në transfertë ndaj Apolonisë dhe do shkojmë me besim për rezultat pozitiv”, deklaroi zëvendëstrajneri i skuadrës së Elbasanit, Marsid Dushku.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *