Kamza zhvilloi një takim të mirë përballë Laçit, por në fund doli pa pikë. Trajneri Klodian Duro vlerëson lojën e skuadrës në emisionin “Gol pas Goli”, por është i pakënaqur me rezultatin. Golat e sulmuesve mungojnë, por ata kanë kualitet dhe me punë e përkushtim, do të rikthehen te shënimi i golave.
Humbja – “Ishim brenda zonës disa herë, goditëm portën e Laçit, humbëm një rast flagrant me Martinenën, por në futboll gjithçka ndodh. Provuam dhe në pjesën e dytë, por u ndëshkuam. Nuk dua t’ia lë fatit, por do të vazhdojmë së bashku për të dalë nga kjo situatë. Unë jam plot besim, ashtu është dhe ekipi, sepse dhamë gjithçka për të fituar.”
Lojë e bukur apo pragmatizëm? – “E drejtë, gjatë javës ndodhin shumë gjëra, por ne i mbajmë brenda dhomave. Unë shoh anën pozitive në fund dhe bëj formacionin. Unë e shoh jetën përpara me kokën lart. Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin. Futbollistët duhet të jenë më të uritur për të gjetur golin.Stili im i lojës bazohet në një mbrojtje të sigurtë, mesfushë e zhdërvjellët dhe efikasitet përpara. Na kanë munguar golat e sulmuesve, por me punë dhe përkushtim do të gjejmë golin. Preferoj të luaj në sulm për të marrë tre pikët, sesa të luftoj për një pikë, që të lë mbrapa në këtë kampionat të fortë.”
Skema 4-3-1-2 zgjedhje e juaj? – “Sigurisht, unë përshtatem me futbollistët, por duke besuar te bindja ime për futbollin. Skema na jep kontrollin e topit dhe na bën më të fortë në mesfushë. Kemi qenë zotër të fushës në të gjitha ndeshjet q?7 kemi zhvilluar. Do të punojmë për të shkuar me lehtësi te goli, nuk na mungojnë emrat, por ndodh që sulmuesit të kenë një moment jo dhe këtu do të punojmë më tepër.”
Profesor te duhet nje sulmues goli. Po qe se pranon po ta sjell per prove nje 20 vjecar nga ANGLIA, tipik sulmues goli eshte i shpejt si raketa.