Ndahet nga jeta Viçini: drejtoi Italinë në Botërorin 1990

Ish-trajneri i Italisë, Azeljo Viçini, vdiq dje në mbrëmje në shtëpinë e tij në Breshia. I lindur në Çezena, Viçini do të kishte mbushur 85 vjeç më 20 mars. Ka qenë trajneri historik i disa prej skuadrave Under21 më të mira në vitet ’80 dhe drejtoi Italinë në Botërorin ’90, ku u mund në gjysmëfinale me penallti nga Argjentina. “Kam arritur një finish të bukur, jam i kënaqur nga jeta ime. Kam pasur momente të lumtura e të tjera më pak të bukura, kam mbuluar detyra të rëndësishme dhe jam zbavitur”, thoshte Viçini në rastin e festës për ditëlindjen e 80-të.

Keqardhja e vetme, humbja ndaj Argjentinës në 1990: “Meritonim të fitonim, nuk patëm fat. Nuk humbëm asnjë ndeshje në fushë, 6 fitore e një barazim, ndërsa Argjentina humbi dy ndeshje dhe shkoi në finale, ku u mund nga Gjermania. Megjithatë, ishin net magjike, fituam italianët, nxehtësia e tyre ishte e jashtëzakonshme. Itali-Argjentinë mbetet një prej ndeshjeve më të ndjekura në televizion në gjithë historinë”.

Si trajner i Italisë, Viçini doli i treti edhe në Euro 1988, duke e drejtuar kombëtaren axurre për 5 vite e 5 ditë, nga 1986 deri në 1991, me 32 fitore e 7 humbje në 54 ndeshje. U pushua nga puna në tetor 1991, pak ditë pas barazimit 0-0 me Bashkimin Sovjetik, që i kushtoi Italisë mbetjen jashtë Euro 1992.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online