Duro jep spektakël në intervistë: Dakut iu bë “suplex” në zonë, arbitri po bën kursin te Kukësi

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm ka ardhur nga Mirlind Daku, që në minutën e 56 nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë. Tre pikët e radhës janë marrë, por ajo që nuk bind është loja e verilindorëve, pa harruar edhe mungesat e shumë lojtarëve.

Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve për “Supersport”, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes”:

Luan Birçe (Flamurtari): “Dominuam lojën dhe futbolli do fat. U përpoqëm, krijuam raste dhe pavarësisht mungesave. I përgëzoj djemtë për atë që dhanë në fushë. Deri këtu na ka dërguar fati. Çfarë mund t’i thuash Sukajt apo Vatnikajt kur gjenden para portës? Janë gjëra që kuptohen për gjetjen e golit, por deri këtu ishte mundësia jonë sot. Dua të përshendes Sadedinin për punën e bërë. Zgjidhja do të vijë dhe lojtarët duhet të japin më të mirën për fanellën e Flamurtarit dhe shpirtin në fushë”.

Shpëtim Duro (Kukësi): “Ta them sinqerisht që e kisha shumë frikë këtë ndeshje. Ju mendoni se është i lehtë, por nuk është i tillë. Dakun dua të përgëzoj për golin e bërë, por përballë ka Shkurtajn që është një nga sulmuesit më të mirë të Superiores. Ndikuan shumë faktorë për një lojë jo të mirë si tifozët apo cilësia e fushës. Abazaj dhe Gavazaj janë lojtarë të mirë, nuk po e them në mënyrë hipokrite. Ata do të vijnë dhe i dinë pritshmëritë për ta. Siç pritet shumë nga Tirana, Partizani me stol me cilësi, kemi edhe ne. Ne nuk e kemi stolin e nivelit të Abazajt dhe Gavazajt. Një penallti nuk na u dha Daku. Ai ishte “suplex” siç mund të quhet në mundje. Mesa duket gjyqtari po bënte kursin te ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online