Seria A po vazhdon të bëj jehonë për skandalet e ofruara në fushën e blertë. Ndeshja mes Veronës dhe Breshias nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 54 do të ishin koret raciste nga tifozët vendas drejt Balotelit që do të ndalnin lojën.
Mario Baloteli i irrituar ka marrë topin dhe e ka goditur drejt tifozëve, për të shprehur gjithë acarimin e tij. Sulmuesi italian doli nga fusha dhe pas disa konfrontimeve fizike me lojtarët kundërshtar, duke e pezulluar ndeshjen për disa minuta.
Pas disa thirrjeve nga zëri i stadiumit, situata u qetësua dhe loja vazhdoi. E për t’i heshtur më tepër tifozët, ka ardhur një perlë e Balotelit në minutën e 85 duke tundur rrjetën nga distanca, megjithëse Breshia humbi me rezultatin 2-1 ndaj Veronës. /Sport Ekspres/
Mario Balotelli kicks ball into crowd and walks off pitch following racist chanting from Hellas Verona fans. Game was temporarily suspended and announcement over tannoy system before game, with Balotelli, restarted. #VeronaBrescia #NoToRacism pic.twitter.com/4XNMb6u7zH
— Colin Millar (@Millar_Colin) November 3, 2019