Krasniqi lamtumirë plot helm: Falënderoj Starovën për largimin

Gëzim Krasniqi e mbyll përfundimisht aventurën me Partizanin, edhe pse klubi i kuq nuk nxorri ndonjë njoftim, përveç faktit që nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve që kanë shkuar në Turqi.

Qendërmbrojtësi u la jashtë, ashtu si Malota e Vila, dhe që të tre janë të larguar tashmë.

Vetë Krasniqi, me një mesazh në Facebook, zyrtarizon largimin, duke mos e fshehur zhgënjimin, sidomos me trajnerin Sulejman Starova.

“Nga tani ju bëj me dije që nuk jam më pjese e klubit Partizani … Falënderoj të gjithë ata që më përkrahën këto sezone këtu, falënderoj tifozët për mbështetjen ,falënderoj Sulejman Starovën për largimin tim nga Partizani që arsyet i din vetëm ai, falënderoj  drejtorin Olsi Rama  për sinqeritetin që tregoi ndaj meje. Shpresoj që gabimi dhe e keqja e klubit të kemi qenë ne. I uroj suksese klubit dhe skuadrës në pjesën e mbetur të kampionatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online