Duro do kualifikimin: Ta zgjidhim sot!

Trajneri i Flamurtarin kërkon që skuadra e tij të marrë një fitore bindëse me Dinamon që në ndeshjen e parë dhe më pas të fokusohen te kampionati

Elton Nika

Dy takime këtë javë për Flamurtarin, teksa sot vlonjatët përballen me Dinamon në kryeqytet për llogari të Kupës së Shqipërisë, ndërsa në fundjavë Lushnja është kundërshtari në kampionat. Vlonjatët kërkojnë që të sigurojnë sa më shpejt kualifikimin në turin tjetër. Humbja në Korçë është lënë mënjanë dhe mendohet për takimin me Dinamon, por mbi të gjitha për sfidën e kampionatit përballë Lushnjes, aty ku do të kërkohen tre pikët. Megjithatë, trajneri Duro nuk ka dashur ta shmangë aspak vëmendjen nga Kupa për lojtarët e tij, pavarësisht se për Flamurtarin aktivizim nga minuta e parë do të kenë ata lojtarë që kanë pasur më pak minuta në këmbët e tyre. Vetë kreu i pankinës e ka paralajmëruar një fakt të tillë, ndërkohë që thekson se kupa mbetet një objektiv i tyre. “Do të shkojmë për të bërë më të mirën tonë në këtë ndeshje. Kupa mbetet një objektiv i rëndësishëm për shumë skuadra që marrin pjesë në të dhe padyshim edhe për Flamurtarin. Duam dhe dëshirojmë të japim maksimumin dhe kështu do të ndodhë. Në turin e parë kemi përballë një ekip me emër dhe me cilësi, një skuadër si Dinamo, që pavarësisht se luan në Kategorinë e parë, ka një emër shumë të madh në futbollin shqiptar. Për këtë na duhet të japim maksimumin në këtë 90-minutësh të parë. Referuar ndeshjes së kampionatit me Skënderbeun, do të ketë ndryshime në formacion. Do të aktivizohen lojtarë titullarë, por edhe lojtarë që kanë marrë më pak minuta në formacion gjatë ndeshjeve miqësore. Ne synojmë maksimumin që në ndeshjen e parë për të hedhur një hap drejt kualifikimit dhe duam që të mërkurën të mbyllim këtë fakt. Gjithsesi të shohim se si do të shkojnë gjërat. Janë dy takime këtë javë dhe duam që të mendojmë për kampionatin, duke mbyllur kupën. Dinamo mbetet një skuadër e rëndësishme dhe janë 90 minuta fillimisht në ndeshjen e parë, ku duhet të bëjmë më të mirën”, përfundoi trajneri Duro deklaratën e tij për gazetën.

Flamurtari, nga autobusi në fushë

Në ndryshim nga transferta në Korçë për kampionat, në ndeshjen e kupës ndaj Dinamos, ekipi vlonjat do të udhëtojë vetëm në ditën e ndeshjes drejt Pezë-Helmësit për t’u ndeshur me Dinamon. Vlonjatët kanë zbritur në fushën sportive të pyllit të sodës, aty ku stafi teknik dhe trajneri Duro i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me blutë, duke vendosur edhe për formacionin.

FORMACIONI ANTI-DINAMO

Qirko, Jakovljeviç, Bicaj, Liçaj, Musta, Hyseni, Neziraj, Sidibe, Kamara, Hoxhaj, Tungara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online