Sirenat e federatës greke për ta joshur kanë nisur prej kohësh, por Fiorin Durmishaj sheh vetëm fushën e blertë dhe mendon të realizojë objektivin e tij në “profesionin” që ka: bomber! Jo më kot, Panioniosi po shkëlqen dhe ka ngjitur shkallët e renditjes, duke u pozicionuar në vend të pestë tashmë. Pikërisht ditën e sotme, Durmishaj, që është pjesë e ekipit Shpresa të Alban Bushit dhe shumë shpejt mund ta shohim në kombëtaren A, atë të Kristian Panuçit, ka realizuar në transfertën e vështirë përballë Panathinaikosit, ku punon edhe një ish-legjendë kuqezi, Bledar Kola.
Sulmuesi i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë shënoi golin e vetëm të takimit, në minutën e 73-të, gol që i dha 3 pikë të arta Panioniosit, në luftën që kanë nisur këtë sezon për të arritur një vend në Europa Ligë. I aktivizuar si rezervë, në minutën e 61-të, Durmishaj ka përfituar nga një moskoordinim dhe ngatërresë e mbrojtësve vendas, duke marrë topin dhe “vërsulur” drejt portës kundërshtare e shënuar. Është goli i 3-të për të në dhjetë ndeshje me fanellën e Panioniosit.
O gazetarë injorantë, Bledar Kola ka qenë mesfushor!
Të na rrojë diploma e universitetit Kristal!
O lexues inteligjent, sulmuesi është Durmishaj, jo Kola. Mëso të mendosh kur lexon.