Durant rikthen kampionët, Lakers tjetër disfatë shokuese

Golden State Warriors janë rikthyer te fitorja pas dy humbjeve. Kampionët në fuqi triumfuan ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 117-120. Një nisje jo e mirë, pasi vendasit arritën të krijojnë diferencë në dy periodat e para, por në të tretën Warriors përmbysën gjithçka dhe diferenca prej tre pikësh u ruajt deri në fund. Kevin Durant shënoi 34 pikë, ndërkohë që edhe Stephen Curry dhe DeMarcus Cousins dhanë kontributin e tyre. Ata realizuan 28 dhe 25 pikë. Ben Simmons i 76ers regjistroi “triple-double” me 25 pikë, 11 asiste e 15 rikuperime.

Donovan Mitchell ishte autor i 46 pikëve në fitoren që Utah Jazz mori kundër Milwaukee Bucks me shifrat 115-111. Giannis Antetokounmpo (43 pikë, 8 asiste, 14 rikuperime) dhe Khris Middleton (29 pikë, 6 asiste, 9 rikuperime) nuk e shpëtuan dot ekipin e tyre nga humbja.

LeBron James do jetë penduar pse zgjodhi të kaloje te Los Angeles Lakers, që pësoi një humbje shokuese ndaj Phoenix Suns. Këta të fundit fituan 118-109, duke zhvlerësuar paraqitjen e “Mbretit”, i cili realizoi 29 pikë, asistoi 16 herë dhe rikuperoi 9 topa. Brandon Ingram gjithashtu bëri mirë, duke shënuar 25 pikë.

Denver Nuggets u befasua nga New Orleans Pelicans, që fitoi 112-120. Jrue Holiday (29 pikë) dhe Julius Randle (28 pikë) udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores. San Antonio Spurs tregoi forcën ndaj Oklahoma City Thunder, teksa triumfoi 116-102. LaMarcus Aldridge ishte autor i 27 pikëve, duke qenë shënuesi më i mirë i takimit.

Cleveland Cavalier-Detroit Pistons, 93-129
Indiana Pacers-Orlando Magic 112-117
Miami Heat-Brooklyn Nets 117-88
Dallas Mavericks-Memphis Grizzlies 81-111
Philadelphia 76ers-Golden State Warriors 117-120
San Antonio Spurs-Oklahoma City Thunder 116-102
Denver Nuggets-New Orleans Pelicans 112-120
Phoenix Suns-Los Angeles Lakers 118-109
Utah Jazz-Milwaukee Bucks 115-111

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online