Duli: E mundim Ilirinë dhe marrim kreun e renditjes

Pas një jave që u shoqërua edhe me tension, Veleçiku do të luajë përsëri në “Reshit Rusi” në Shkodër, ku është edhe “streha” e koplikasve këtë sezon. Ndeshja e radhës u vë përballë Ilirinë e Fushë-Krujës dhe trajneri Besnik Duli e quan një sfidë të vështirë. Gjithsesi ai beson se skuadra e tij do ta përballojë me sukses.

Për SportEkspres.com, Duli deklaron: “Kaluam një javë të vështirë, por fituam me Shënkollin. Kjo ia ka rritur moralin skuadrës, për të besuar ende në forcat e mundësitë që ka. Meritonim të ishin më lart në këtë fazë të tretë. Këtë javë presim Ilirinë, edhe kjo një ndeshje ku synim kemi tri pikët. Ne jemi të bindur te fitorja dhe të përgatitur që kjo ndeshje do t’i tregojë vlerat tona reale”.

Ndërkohë, trajneri i Veleçikut sfidon edhe rivalin tjetër, Burrelin: “Këtë javë Veleçiku merr kreun e zonës Play-out në Grupin A, një synim për të cilin po punojmë ta arrijmë. Të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit me këtë synim do t’i luajmë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *