“Duket si te Vikingët”/ Klaus Gjasula futet si i pari në historinë e Bundesligës, nuk mban të qeshurën as trajneri

Nga Klaudio Ndreca

Aftësi të shkëlqyera dhe një qetësi për Paderbornin dhe Kombëtaren është Klaus Gjasula. Por nëse ka një pikë të dobët të këtij lojtari, janë padyshim…kartonët! Është thuajse e pamundur që mesfushori ynë ta mbyllë ndeshjen pa u ndëshkuar me të verdhë, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur edhe në përballjen e sotme ndaj Hoffeneim.

Në javën e shkuar kur rinisi edhe Bundesliga pas COVID-19, trajneri i Paderborni kërcënoi lojtarët dhe Gjasulën duke ia bërë të qartë se nëse merrnin të verdhë, atëherë do të zëvendësoheshin. Tashmë një luks i tillë është krijuar pasi  lejohen deri në 5 zëvendësime. Pikërisht për këtë arsye Gjasula do të largohej ndaj Duseldorfit pas 45 minutash, bashkuar edhe me një goditje të marrë në fytyrë.

Ndërkohë në përballjen e sotme ndaj Hoffeneim ndëshkimi me kartonin e verdhë vetëm sa ka vonuar disi, pasi është marrë në minutën e 60. I dyti radhazi në dy ndeshjet e zhvilluara pas pandemisë, por Gjasula do të shkruhet në historinë e Bundesligës, megjithëse debutoi vetëm këtë sezon.

“Luftëtari shqiptar” bëhet lojtari i parë në elitën e futbollit gjerman që merrë 14 kartona të verdhë në 27 ndeshjet e para të zhvilluara. Me helmetën dhe paraqitjen si të ishte tek “Vikingët” duke luftuar, as vetë trajneri i Paderbornit nuk e ka mbajtur të qeshurën pas ndëshkimit. Në një farë mënyrë duke e kuptuar se Gjasula e ka në karakter shpirtin luftarak dhe nuk mund të bëhet dot asgjë për ta këshilluar që të ndryshojë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online