Fair El Melali rrezikon shumë në Francë teksa është duke u përballur me ligjin. Për herë të dytë brenda pak javësh është pikasur duke masturbuar në publik. Çështja ka shkuar deri në organet kompetente të cilat kanë marrë një tjetër raportim për lojtarin e Angers, që po vazhdon të mbetet në qendër të skandaleve në Francë .
Duke u bazuar te ligjet e këtij shteti, El Melali rrezikon deri në 1 vit burg dhe të paguajë gjobën prej 15.000 eurosh. Avokati i tij, Kollarik është shprehur për “Ouest-France” se futbollisti i ka kërkuar falje femrave që kanë parë ekspozimin e turpshëm në publik. Njëra prej rasteve i përket kohës kur vendi ishte i mbyllur nga pandemia, ndërsa fqinja ka njoftuar për tejkalimin e limitit nga ana e lojtarit të Angers. /Sport Ekspres/