Pak kohë më parë ka mbërritur në Shqipëri vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban. Të dy do të jenë mbrëmjen e nesërme në tribunën VIP të “Air Albania”-s, ku do të ndjekin nga afër finalen e parë të Ligës së Konferencës. Armand Duka i ka pritur pak më parë në aeroport, duke i uruar mirëseardhjen në vendin tonë.
“Mirëprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt!”, njofton Armand Duka në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/