Në “Niko Dovana po luhet ndeshja e dytë e javës së katërt mes Teutës vendase dhe Kukësit mik. Në tribunën VIP nuk mungojnë dy presidentët e skuadrave Edmond Hasanbelliu dhe Safet Gjici, por së bashku me ta është dhe numri një i FSHF-së, Armand Duka.
Në tribunë ndodhet dhe Simo Rrumbullaku, i cili nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi në gju. Bie në sy dhe prezenca e Donjet Shkodrës përkrah tij, i cili këtë takim do ta ndjek ndeshjen nga tribuna.
Mesfushori ka qenë për disa javë me skuadrën e dytë dhe i duhet ende kohë për të arritur skuadrën. Para ndeshjes presidenti i Kukësit ka diskutuar me trajnerin Cungu, ku i ka kërkuar fitoren me disa gola në këtë sfidë.
Për t’u veçuar se në shkallët e stadiumit janë dhe lojtarët e ekipeve zinxhir të Teutës.