Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh këtë të mërkurë në Kishinau të Moldavisë për të diskutuar për çështje të ndryshime të futbollit evropian. Në këtë mbledhje, ku mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në cilësinë e anëtarit të KE-së së UEFA-s, përveç të tjerash u diskutua në lidhje me vendimin e marrë në maj 2021 nga Kongresi i FIFA-s, që mandatoi administratën e FIFA -s që të kryejë një studim mbi realizueshmërinë e një Botërori (si për meshkujt ashtu edhe për femrat) çdo dy vjet.
UEFA supozon se fjala “fizibilitet” nënkupton të gjitha efektet dhe pasojat dhe përfshin të gjitha çështjet që lidhen me: kalendarin, formatet dhe qasjen në garat përfundimtare dhe paraprake; ndikimi në garat ekzistuese të klubeve dhe skuadrave kombëtare, mundësitë e tyre sportive dhe komerciale; ndikimi në shëndetin fizik dhe mendor të lojtarëve; ndikimi te tifozët, dëshira e tyre për të parë turnetë më të shpeshtë të këtyre përmasave, mundësia që ata të bëjnë udhëtime më të shpeshta; ndikimi në ekosistemin e gjerë të futbollit, me të cilin nënkuptojmë vlerësimin e balancës së mundësive që ekipet kombëtare nga të gjitha 211 anëtarët e FIFA-s do të kishin për t’u përshtatur në një skenar të ndryshuar kaq rrënjësisht; ndikimi i turneve më të shpeshta të Kupës së Botës në vlerën dhe tërheqjen e ngjarjes dhe markës së saj; ndikimi në pjesët e tjera vitale të futbollit, të tilla si kompeticionet e femrave që janë në një fazë të zgjerimit të shpejtë, i cili kërkon shikueshmëri të shtuar dhe hapësira ekskluziviteti; ndikimi në turnetë e të rinjve, të cilët kanë implikime minimale komerciale, por që kanë të bëjnë të gjitha me zhvillimin e talenteve të rinj; ndikimin në sistemin global të sportit dhe respektin që futbolli, si sporti më i ndjekur në të gjithë botën, duhet t’u tregojë hapësirave të konsoliduara të ekspozimit dhe shfrytëzimit të përdorura nga sportet e tjera.
Në mbledhjen e KE-së u theksua se, ndërsa pritet të mësohen rezultatet e hollësishme të studimit të porositur nga Kongresi i FIFA -s që do të mbulojë të gjitha fushat e përmendura, UEFA pranon se FIFA ka paraqitur një propozim që kërkon dyfishimin e turneve finale të Kupës së Botës duke filluar nga viti 2028, si dhe turnetë finale të Konfederatave nga viti 2025, e kombinuar me ristrukturimin masiv të datave të rezervuara nga Kalendari Ndërkombëtar i Ndeshjeve për ndeshjet që luhen rregullisht nga të gjitha 211 anëtarë e FIFA -s.
UEFA shpreh mirënjohjen për vëmendjen e rezervuar ndaj Kampionatit Evropian, me propozimin për të dyfishuar shpeshtësinë e zhvillimit të turneut, por preferon ta trajtojë një çështje kaq të ndjeshme me një qasje gjithëpërfshirëse dhe jo spekulative.
UEFA është e zhgënjyer me metodologjinë e miratuar, e cila deri më tani ka çuar në komunikimin dhe promovimin e hapur të projekteve të reformave radikale para se të jepet, së bashku me aktorët e tjerë, mundësia për të marrë pjesë në çdo takim konsultativ.
UEFA është e mendimit se e ardhmja e kalendarit ndërkombëtar duhet të jetë subjekt i konsultimeve dhe shkëmbimeve të vërteta të ideve midis FIFA-s, konfederatave dhe aktorëve kryesorë të garave, duke filluar me një diskutim të hapur mbi problemet e perceptuara dhe duke marrë parasysh një sërë zgjidhjesh që mund të identifikohen gjatë debatit, duke mbajtur në konsideratë interesin e lojës dhe këndvështrimin legjitim të palëve të ndryshme.
Në këtë fazë, respektimi i një procesi konsultimi me palët e interesuara, që duhet të jetë i paanshëm, do të sugjeronte abstenimin nga fushatat promovuese të koncepteve të njëanshme të paracaktuara që askujt nuk i është dhënë mundësia t’i shohë në detaje dhe që kanë shpesh efekte të papritura.
Më 14 shtator, UEFA dhe 55 shoqatat anëtare të saj i kërkuan FIFA -s të organizojë një takim të veçantë me ta për të qenë në gjendje të shprehin shqetësimet e tyre mbi ndikimin e planeve të tilla. UEFA dhe 55 shoqatat e saj anëtare nuk kanë marrë ende një përgjigje nga FIFA për këtë kërkesë.