“Jam i varur nga fitorja, është fiksimi im“, Ronaldo i përjell mentalitetin e tij djalit: Dua të vuajë si unë

Kristiano Ronaldo e nisi nga hiçi për tu kthyer në një nga më të mirët që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit. Portugezi ka kaluar një fëmijëri me vuajtjeve, por asgjë nuk e ndali nga puna e palodhur, që në fund e ngjiti në majat më të larta që mund të arrijë një lojtar.

Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail“, 5 herë fituesi i Topit të Artë tregon se mentalitetin e tij kërkon ta përcjellë edhe te djali i vetë, Ronaldo Xhunior, duke u shprehur se dëshiron që të vuajë në të njëjtën mënyrë si i ati për të arritur synimet.

“Unë dua t’i jap atij më të mirën time, por gjithashtu dua që ai të vuajë pak si unë për të arritur atë që ai dëshiron të jetë. Ai është gjithashtu shumë i talentuar si futbollist, por unë dua ta motivoj, ta shtyj ashtu siç e kam shtyrë veten time. Unë jam i varur nga fitorja. Është pjesë e sakrificës sime, e fiksimit tim për të fituar. Unë punoj për këtë”, ka thënë Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online