Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për Supersportin në Korçë, atje ku i dorëzoi titullin Skënderbeut.
“Besoj se Skënderbeu ka qenë ekipi më i mirë i gjithë kampionatit, ka dominuar, përveç javës së fundit, sepse e mbyllën me një rezultat shumë negativ.
“Është një fund kampionati ku secila skuadër ka marrë atë që ka mbjellë në 36 javë, nuk shpëtohet asgjë në 2-3 javët e fundit. Ky është sport, ka edhe fatin brenda. Më vjen shumë keq për Vllazninë që zbret një kategori më poshtë, ashtu si më erdhi keq edhe për Tiranën, por ky është futbolli. Le ta shohim ne dhe Vllaznia si një ndryshim për të rregulluar shumë gjëra kur të kthehen në Superiore.
Gjërat që kanë shkuar nuk kanë shkuar? Ka pasur shumë gjëra që më kanë pëlqyer dhe që nuk më kanë pëlqyer. Është një kampionat që ka prodhuar dy futbollistë si Abazaj dhe Guri, kjo është diçka që tregon se Superiorja është në rritje të vazhdueshme.”