Duka injoroi Kupën përpara… Champions!

Presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, mungoi në finalen e Kupës së Shqipërisë, në “Elbasan Arena”, mes Tiranës dhe Skënderbeut, fituar nga bardheblutë, teksa vetëm Ilir Shulku, sekretari i FSHF-së, ishte i pranishëm për të dorëzuar trofeun e fituar nga klubi i Refik Halilit. Por, cili ishte motivi i kësaj mungese? Për shumë, bëhej fjalë për një mungesë të detyrueshme për të mos u ofenduar nga tifozët e pranishëm si të Tiranës, ashtu edhe Skënderbeut, ndërsa për të tjerë ngaqë si me Halilin, ashtu edhe me Takajn, nuk shkon mirë. Por, “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë një të vërtetë akoma më të hidhur. Kreu i FSHF-së ka munguar për të vetmin fakt se ka udhëtuar drejt Uellist, në Kardif, aty në të shtunën, në “Millenium Stadium”, do të luhet finalja e Champions League mes Real Madridit dhe Juventusit.

One thought on “Duka injoroi Kupën përpara… Champions!

  1. Vetem kjo do re mjaftonte qe ky i korruptuar i vetequajtur president i fshf te zhdukej nga ky post qe e ka zaptuar. I neveritshem dhe i korruptuar deri ne maksimum por deri kur do vazhdoje te na krekoset me postin qe ka uzurpuar ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *