Armand Duka qëndron në krah të trajnerit Kristian Panuçi, natyrisht, kur bëhet fjalë pë probleme disiplinore në kombëtare. Presidenti i FSHF-së, në një prononcim për Top-Channel, ka folur për çështjen Cikalleshi, duke e çdramatizuar: “Cikalleshi është një nga lojtarët që ka dhënë shumë për këtë skuadër dhe shumë i disiplnuar. Kam komunikuar me te dy dhe i kam thënë se këtë radhë ka gabuar dhe duhet të respektjë vendimin e trajnerit por i kam thënë se me një gol kundër Spanjës mund t’i shlyejë të gjitha”.
Duka është i kënaqur me punën e Panuçit: “Kam parë një lloj motivimi dhe një energji më shumë nga Panucci. Me ulërima nuk janë keq të dy, por te fitorja të con menaxhimi me mencuri. Të gjithë lojtarët e rinj kam dëshirë ti shikoj në fushë lojtarët e rinj. Eshtë mirë që u është dhënë kjo mundësi”.