Stefan De Vrij ka folur për kanalin zyrtar të Interit pas fitores 4-2 kundër Egnatias. Mbrojtësi i zikaltërve është shprehur se kjo ndeshje ishte një provë mjaft e mirë për ekipin, që ka zbuluar edhe mangësitë e tij në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A. Sipas tij, ndeshje të tilla të bëjnë të kuptosh se ku duhet të përmirësohesh.
“Ishte mjaftueshëm mirë si provë. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, por na mungoi goli. Kemi krijuar shumë raste. Duhet të jemi më të vëmendshëm kur sulmojmë, që të mos kapemi në kundërsulm, siç ndodhi te goli i parë. Këto ndeshje të bëjnë të kuptosh se ku duhet të përmirësohesh. Kemi bërë një sezon të mirë sezonin e shkuar, por nuk ka më vlerë. Duhet të tregojmë se jemi gati që nga fillimi dhe se kemi mësuar nga gabimet”, ka deklaruar Stefan De Vrij./Sport Ekspres/