“Duhet të ulesh 5 minuta dhe të presësh”, Redknap kundër VAR: Të tregon edhe gishtin e këmbës

Ish-futbollisti i Totenhmit dhe Liverpulit, Xhejmi Redknap ka sulmuar dhe njëherë tjetër përdorimin e teknologjisë në futboll, pasi sipas tij po shkatërron emocionet e tifozëve.

“Për mua po shkatërron gjithçka, gjithë ai emocion kur shënon një gol, ti je duke fituar, por oh mos Vari dhe duhet të ulesh për 5 minuta të presësh vendimin e teknologjisë. Teknologjia është në 3D, tregon offside dhe nëse ke vetëm krahun apo njërin gisht të këmbës. VAR-i po shkatërron futbollin, po zhduk emocionet.”- u shpreh Xhejmi Redknap.

Kjo nuk është hera e parë që Redknap del hapur kundër teknologjisë dhe duke mbështetur plotësisht mendimin e trajnerëve të tjerë si Venger dhe Klop që gjithashtu ndajnë mendimin se futbolli është më i bukur dhe me gabimet e arbitrave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online