VIDEO/ “E nisim ndeshjen? Në rregull!” Vetëm 6 sekonda, Milani bën çmendurinë me Sasuolon

Vetëm gjashtë sekonda i janë dashur Milanit nga nisja e ndeshjes me Sasuolon për të mbërritur te goli i parë. Kuqezinjtë kanë arritur që të tundin rrjetën menjëherë, teksa pas nisjes së topit në mesfushë Leao ka mposhtur lehtësisht portierin kundërshtar duke deportuar në mbrojtjen e vendosur keq nga ana e vendasve.

Një çmenduri e vërtetë kjo e kuqezinjëve që tashmë do të shkruhet në histori. Në bazë të statistikave të fundit që kanë zbuluar media të ndryshme, flitet për golin më të shpejtë jo vetëm në Serinë A, por edhe në pesë kampionatet kryesore të Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online