“Vetëm bukë e qepë”/ Spanjollët tregojnë historinë e Muriqit, në Serbi të inatosur: Po mbrojnë shqiptarët

Spanja është një prej shteteve që nuk e ka njohur ende Kosovën si një shtet të pavarur, ndërsa të dyja këto vende janë në të njëjtin grup sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Për këtë arsye i është kushtuar më tepër vëmendje me një artikull që ka ardhur nga prestigjiozja “Marca”. Këta të fundit i janë referuar disa historive të futbollistëve, ku më e veçanta është ajo e Muriqit. Sulmuesi i Lacios ka treguar prej kohësh peripecitë e kaluara në kohët e vështira për Kosovën dhe mbërritjen në Shqipëri për t’i shpëtuar tragjedisë.

“Në katër vitet e tij të para ai dinte vetëm zhurmën e armëe ose raketve dhe thirrjet e dëshpërimit. 50 njerëz kanë fjetur në një lokal dhe ishin futur në kutitë e shisheve. Dieta e tij ishte vetëm bukë dhe qepë. Trupat serbe i jepnin si ultimatum vetëm dy orë për të shpëtuar përpara se të fshinin gjithë popullsinë”, ishte pak nga përshkrimi dhe raportimi i Marca-s. Por e vërteta dhemb për Serbinë që gjithmonë preferon viktimizimin. “Kurir” shkruan se ky artikull i Marca-s sjell vetëm polemika dhe se qartësisht është duke u mbajtur krahu i shqiptarëve në këtë çështje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online